-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abdixhiku reagon pasi SHBA pezulloi dialogun me Kosovën: Të bashkohemi, t’i japim fund kësaj çmendurie

Kryesoret

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi SHBA ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të qeverisë. Abdixhiku shprehet se suspendimi i dialogut strategjik paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me SHBA-në.

Ai thekson se ka ardhur koha që të bashkohemi dhe të ndërtohet shteti që meritohet të jetë. Abdixhiku nënvizon që ti jepet dritë Republikës së Kosovës së përhershme.

“Të dashur qytetarë,

Suspendimi i dialogut strategjik me SHBA-të paraqet pikën më të ulët të relacioneve të Kosovës me aleatin tonë strategjik dhe ekzistencial; si shtet i pavarur e sovran.

Shkatërruesit e shtetit, bllokuesit historik, shkelësit e Kushtetutës, ligjeve e normave morale njerëzore, kanë zgjedhur të ndërtojnë rrugëtimin e tyre mbi krizën e përhershme, mbi frikën e pashtershme dhe mbi fatkeqësinë e Republikës.

Populli i Kosovës nuk është si ta.

Populli i Kosovës nuk do të jetë si ta.

Është koha të bashkohemi të gjithë; t’i japim fund kësaj çmendurie politike dhe të ndërtojmë shtetin që e kemi merituar gjithmonë – para se të bëhet vonë për të gjithë.

LDK do të kujdestarojë me plot përkushtim e përgjegjësi rrugën euroatlantike të Kosovës; do të garantojë miqësinë e përhershme me SHBA-në dhe do të rikthejë vendin tonë në binarët e arsyes, ligjit dhe demokracisë.

Le t’i japim dritë Republikës sonë të përhershme!”, shprehet Abdixhiku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit