Kampionati “Kategoria Superiore” rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së tretë.
Të shtunën do të luhen tre përballje, ku Bylis- Egnatia dhe Tirana – Flamurtari do të luhen të dyja në orën 16:00.
Ndërsa në stadiumin “Loro Boricci” në ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja Vllaznia – Partizani.
Gjithashtu të hënën do të luhen edhe dy sfidat e tjera të javës së 3-të, në ora 19:00.
Teuta do të presë Vorën në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa Elbasani do të përballet me Dinamo City-n në “Elbasan Arena”.