Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës janë ndërprerë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskos në një reagim për mediat.
“Negociatorët tanë kanë mundësinë të komunikojnë përmes kanaleve. Por për momentin, ndoshta është më e saktë të flasim për një pauzë”, tha Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit.
“Nuk mund të presësh që procesi i negociatave të japë rezultate të menjëhershme”, shtoi ai.
Ky reagim vjen pasi Trump minimizoi ndërhyrjen e dronëve rusë në hapësirën ajrore të NATO-s në Poloni, duke thënë se mund të ketë qenë një “gabim” nga Kremlini.