-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Qeveri sekti dhe pushteti, jo e qytetarëve

Kryesoret

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar ndaj propozimit të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Salianji e ka cilësuar atë si një qeveri sekti dhe pushteti. Ai thotë se kjo qeveri nuk do të sjellë asgjë pozitive për qytetarët dhe Shqipërinë.

“Çdo propozim i Edi Ramës ishte për të përjetësuar sundimin personal dhe për të mbyllur edhe ato pak hapësira kontrolli që kanë mbetur.
Asnjë vizion për ekonominë, asnjë fjalë për sigurinë, mirëqenien dhe shpresën e shqiptarëve!
Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë pushtet në duart e një njeriu, por për institucione të forta, ekonomi të zhvilluar dhe siguri për çdo familje.
Ky është momenti për opozitën dhe qytetarët që të mos pranojnë më një qeverisje që mendon vetëm për mbijetesën e vet politike dhe jo për të ardhmen e vendit.”, shprehet Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit