Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se durimi i tij me homologun rus, Vladimir Putin po shteron me shpejtësi, duke shprehur zhgënjimin për vijimin e luftës në Ukrainë.
Gjatë një interviste në studion e Fox News, Trump u pyet nëse i ka mbaruar durimi me Putinin.
“Po. Po mbaron, dhe shumë shpejt madje.”, u shpreh ai.
Trump theksoi se ka pasur marrëdhënie të mira me presidentin rus gjatë viteve, por shtoi se është thellësisht i zhgënjyer për dështimin e tij në ndalimin e luftës.
“Do të duhet të bëhemi shumë, shumë të ashpër,” tha Trump, duke përmendur si mundësi të reja sanksione ndaj bankave, sektorit të naftës dhe vendosjen e tarifave tregtare. Ai nënvizoi se edhe vendet evropiane duhet të marrin përgjegjësi dhe të përfshihen më shumë në këtë proces.”, tha Trump.








