Një 18-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Valerio Maksuti humbi jetën gjatë një aksidenti në Bologna të Italisë. Gjithashtu u plagos një 19-vjeçar, i cili po drejtonte makinën. Ata të dy ishin në ndjekje nga policia pasi makina me të cilën lëviznin ishte e vjedhur.
Aksidenti ndodhi në orën 5:00 të mëngjesit. Sipas raporteve fillestare të policisë, makina u vu re nga një makinë patrullimi në Via Tolmino. Oficerët iu afruan asaj ndërsa ajo ishte ndaluar në një semafor. Mjeti, një Audi, u largua me shpejtësi drejt semaforit duke bërë që policia t’i vihet pas.
“Një tragjedi që mund të ishte shmangur duke respektuar ligjin”, shkroi në X Ministri Italian i Transportit Matteo Salvini.
“Shpresoj vetëm që tani askush të mos mendojë të ndjekë penalisht policinë, e cila bën punën e saj duke vënë jetën e saj në rrezik çdo ditë”, shtoi ai.








