Në atentatin në Shkodër mbetën të vrarë Armando Pali, punonjës i IMT Shkodër dhe 31-vjeçari Liridon Kraja alias Lushi, dhëndër në fisin Bajri. Gjithashtu ka mbetur e plagosur edhe kamarierja 25-vjeçare Meri Kacerri.
Autori i dyshuar i vrasjes, Rakip Gila është izoluar ë paraburgimin 302 në Tiranë. Ai po mbahet në qeli të vecantë për arsye sigurie.
Gila ka hyrë në ambientet e lokalit dhe ka hapur zjarr në drejtim të një tavoline ku ndodhej Erogen Brajoviç, një emër i njohur për lidhjet me fisin Bajri.