Juventusi fitoi 4-3 ndaj Interit në një “Derby d’Italia” spektakolar në “Allianz Stadium”, duke shënuar fitoren e tretë radhazi në kampionat.
Me këtë fitore, Juventusi regjistron nisjen më të mirë që prej sezonit 2018/19.
Ndërkohë, Inter pësoi humbjen e dytë radhazi, duke vënë në pikëpyetje punën e trajnerit Cristian Chivu.