-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të dielën protestë në Hagë: Liri për heronjtë e UÇK-së

Kryesoret

Të dielën në Hagë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Përgatitjet kanë nisur prej ditësh ndërkohë që veteranë të UÇK-së, por edhe shumë qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur që me 12 shtator drejt Holandës. Mediat në Kosovë shkruajnë se janë shtatë autobusë që janë nisur nga Kosova.

Po ashtu edhe shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të Europës do të jenë të pranishëm në protestën masive që pritet të mbahet në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale. Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës rreth 5 mijë persona kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të 2020-ës. Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit