Napoli fitoi 3-1 ndaj Fiorentinës, në duelin e vlefshëm për javën e tretë në Serinë A. Sfida nisi me një penallti të fituar nga Anguissa dhe të realizuar nga De Bruyne, që kaloi Napolin në avantazh.
Më pas Spinazzola asistoi për Hojlund, i cili shënoi golin e dytë. Në pjesën e dytë, Beukema shënoi pas një situate të ngatërruar në zonë duke e çuar rezultatin në 3-0. Ranieri shënoi golin e nderit për Fiorentinën.
Napoli regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat.