Në mandatin e ri qeverisës “Rama 4”, Shqipëria bëhet vendi i parë në botë që ka një ministre me Inteligjencë Artificiale Diella.
Kryeministri Edi Rama foli për këtë zgjedhje të pazakontë gjatë një interviste në “Times Radio”.
Rama tha se vendimi synon përshpejtimin e reformave dhe modernizimin e vendit, duke përfshirë edhe fushën digjitale.
Ai përshkroi ministres AI si një “diell që nuk perëndon”, që nuk ka nevojë për pushim apo pagesë, nuk ka interesa personale dhe është shumë efikase në drejtimin e reformave.
Kryeministri pohoi gjithashtu se Inteligjenca Artificiale po ndihmon Shqipërinë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Europian duke përmendur përkthimin në kohë rekord të dokumenteve të grupkapitujve si një shembull të përdorimit praktik të teknologjisë.









