Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se dëshiron të ecë përpara me qeverinë në detyrë. Githashtu shtoi se ka nevojë për një partner të përkushtuar që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese.
Ambasada tha edhe se Anu Prattipati shprehu shqetësimet dhe qëndrimet e SHBA-së gjatë takimeve të rregullta me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
“Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i inkurajojnë partnerët të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri. Ne duam të ecim përpara me qeverinë në detyrë, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë veprimet e qeverisë në detyrë. Nuk kemi asgjë për të shtuar në këtë pikë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për KOHA.








