-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i Malltezit ndjek hapat e Berishës: Kërkon shpalljen të pavlefshme të akteve të hetimit

Kryesoret

Seanca e parë gjyqësore për dosjen “Partizani” ka nisur sot në Gjykatën e Posaçme, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe tre persona të tjerë.

Gjatë procesit avokati i Berishës Genc Gjokutaj dhe avokati i Malltezit Klodian Skënderi, kërkuan shpalljen e pavlefshmërisë të akteve të hetimit, duke argumentuar se ato janë të pabazuara në ligj dhe prova.

Avokati Skënderi u shpreh: “Nuk ka asnjë akuzë të mbështetur në prova dhe ligj. Kërkojmë që aktet e hetimit të shpallen të pavlefshme, pasi janë të paligjshme dhe janë marrë nga një gjyqtare pa titullin e nevojshëm.”

Dosja për aferën “Partizani” kaloi për gjykim pas një periudhe vonese prej 7 muajsh dhe u regjistrua më 19 maj.

Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, në lidhje me miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Malltezi akuzohet gjithashtu për korrupsion dhe pastrim parash, pasi është nën hetim për përfitimin e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi, i cili ka marrë përfitime të paligjshme si rezultat i vendimeve të qeverisë që janë miratuar nga vjehrri i tij, Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit