Bashkimi Europian ka reaguar pas sulmit me dronë dhe raketa nga Rusi ndaj Kievit, ku u godit edhe rezidenca e ambasadorit shqiptar në Ukrainë.
Në reagimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, sulmi u cilësua “i papërgjegjshëm”, ndërsa u theksua se është vënë në rrezik edhe jeta e ambasadorit të Shqipërisë.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.
Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, thuhet në reagim.









