Kryetari i grupit të PD-s, Gazment Bardhi u shpreh kundër ndarjes së re të komisioneve parlamentare.
“Për PD e papranueshme që në Asamblenë e PS të njoftohet publiku për organizimin e Kuvendit, janë organizma të përbashkëta pune të opozitës dhe mazhorancës. Organizimi duhet të jetë rezultat i punës së të dyjave.
Fakti i bërë sot i kryer me caktimin e kryetarëve dhe zëvendës kryetarëve, tregon frymën autoritare që Edi Rama ka instaluar në Republikën e Shqipërisë.
Shkrija e komisionit Europian, mekanizmin që kishte në dorë opozita zerohet pasi ky komision është bashkuar me komision e jashtëm.
Shkrirja vërteton vullnetin e mazhorancës për të përjashtuar opozitën nga procesi. Shqipëria i pari vend që përjashton opozitën që nuk ka komision të dedikuar për integrimin kur e ka prioritet procesin.
Para 5 minutash kemi marrë draftin për ndryshimet e rregullores së Kuvendit. Sa i takon asaj që kemi dëgjuar në Asamblenë e PS, vërejmë ngushtim të rolit drejtues që kishte opozita. Një komision i drejtuar nga opozita, është ndarë në tre komisione. Pra PD nga 3 që komisione, tan i bie të drejtojë një komision e gjysmë” tha ai.









