Sali Berisha ka komentuar sot për mediat në lidhje me seancat gjyqësore të tij dhe angazhimin e avokatëve të tij.
Ai ka theksuar se do të veprojë në përputhje me këshillat ligjorë të avokatëve të tij, duke lënë të hapur mundësinë për të marrë pjesë në seancat gjyqësore nëse ata e këshillojnë të veprojë ashtu.
“Nuk flas në emër të avokatëve të mi. Unë do të veproj në përputhje me këshillat e avokatëve. Nëse ma thonë të shkoj në sallën e gjyqit do të shkoj. Por ka një radhë pune atje, kur të më thonë do të shkoj”, tha Berisha.