Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokuaj i ka kërkuar trupës gjykuese të GJKKO-së shpalljen të pavlefshme të akteve të ndërmarra deri më tani si dhe rrëzimin e akuzave të ngritura ndaj ish-kryeministrit. Ai ka listuar të gjitha pretendimet lidhur me këtë proces.
“Prokuroria ka tejkaluar kompetencat duke bërë gjyqtarin, ka marrë edhe rolin e qeverisë. Ne kërkojmë pavlefshmëri. Ne sot bëmë një autopsi, skaner të të gjithë procesit. Janë pavlefshmëri që i bëjnë këto akte nul.
Ky proces është i pavlefshëm, aktet, pasi janë marrë nga një gjykatë, rasti i Irena Gjokës është ulëritës, alarmant. Të gjitha aktet që ka marrë Irena Gjoka kontaminojnë proces” tha ai.









