Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka pritur në takim Drejtuesin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar të Serbisë, Mladen Nenadic.
Takimi kishte si fokus thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Ata theksuan rëndësinë e shkëmbimit të informacionit dhe ekspertizës mes dy institucioneve për të forcuar zbatimin e ligjit dhe sigurinë rajonale.


 
                                    





