Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një fëmijë 5-vjeçar u sulmua nga një ujk në plazhin e Marmaras pranë Halkidhikis. Sipas mediave greke, vajza e vogël po lunte në plazh kur para orës 8 të mëngjesit ujku e ka sulmuar nga pas.
Në fillim vajza u dërgua në Qendrën Shëndetësore lokale dhe më pas u dërgua si masë paraprake në Spitalin e Poligjiros, ku mori ndihmën e parë.
Ekzistencën e ujqërve dhe çakejve në zonë e konfirmoi edhe përfaqësuesi për shtyp i Organizatës Mjedisore për Jetën e Egër dhe Natyrën. Ndërsa organizata u bëri thirrje banorëve të informohen se si të mbrohen, por edhe të sigurohen që kafshët e egra të mbeten jashtë zonave të banuara.









