Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për anulimin e dialogut strategjik të SHBA-së me Kosovën. Analisti Ilir Alia u shpreh se Albin Kurti duhet patjetër që të japë dorëheqjen e tij.
“Duhet patjetër dorëheqja e Albin Kurtit. Ka shkaktuar vetëm dëme në politikën e jashtme dhe të brendshme të Kosovës, duke filluar nga sanksionet e SHBA dhe kjo e fundit është më problematike. Partneritet strategjik i Kosovës me SHBA është dëmtuar rëndë.
Gjithmonë Kurti del çfarë kanë bërë serbët, por ai duhet të shikojë çfarë ka bërë ai.”, tha Alia.