Deputeti i PD-së, Ivi Kaso i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo foli rreth zgjedhjeve dhe Partisë Demokratike. Kaso u shpreh se detyra e Partisë Demokratike është ta nxjerrë Shqipërinë nga humnera që ka rënë. Ai tha se Berisha e shpëtoi partinë nga një pengmarrje që po e shkatërronte atë.
“Detyra jonë është ta kthejmë Shqipërinë njësoj në të majtë dhe të djathtë. Ti japim shqiptarëve atë që ata meritojnë.
Nuk ka zgjedhje. Beteja jonë është që shqiptarët të kenë mundësi të zgjedhin dhe të japin verdiktin që ata meritojnë.
Nëse kanë një proces zgjedhor është që PD të zbatojë procesin. Berisha ka patur përgjegjësitë më të mëdha në këtë vend. Halli i Berishës dhe PD është sesi të bëjë të mundur të krijojë disa mekanizma politikë që ta kthejë vendin nga një humnerë në një vend normal. Të krijojë Shqipërinë në një vend normal.
Berisha e shpëtoi PD nga një pengmarrje që ka shembur çdo themel që ishte krijuar në gjithë këto vite.”, tha Kaso.








