Një i moshuar është plagosur rëndë pas një aksidenti në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht.
Sipas hetimeve të para dyshohet se i moshuari ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, kur ka humbur kontrollin e biçikletës dhe ka rënë.
I dëmtuari është dërguar në spital për trajtim, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk është e qartë.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të sqaruar detajet e ngjarjes.








