Ditën e nesërme do të zhvillohen dy senca plenare në Kuvend. Seanca e parë do të mbahet në orën 10:00 dhe e dyta në orën 17.00. Kryetari i ri i Kuvendit, Niko Peleshi ka dhënë urdhrat e tij të para pas marrjes së detyrës.
URDHËR
Nr. 1, datë 15.9.2025
PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 10:00
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,
URDHËROJ:
Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 10:00.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Miratimi i procesverbalit të seancave plenare të datës 12.9.2025.
Njoftime.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të Kuvendit”.
Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byros të Kuvendit”.
Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
URDHËR
Nr. 2, datë 15.9.2025
PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 16.9.2025, ORA 17:00
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 21, nenit 22 dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit,
URDHËROJ:
Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.9.2025, ora 17:00.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV.Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.









