Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi se Izraeli po përballet me një “lloj izolimi” që mund të zgjasë me vite dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse të qëndrojë i vetëm.
Netanyahu duke folur në një konferencë të ministrisë së financave tha se ekonomia e Izraelit do të duhet të përshtatet me “karakteristikat autarkike” duke u bërë më e vetëmjaftueshme dhe më pak e varur nga tregtia e jashtme.
“Do të na duhet të zhvillojmë industrinë tonë të armëve – do të jemi si Athina dhe super Sparta së bashku. Nuk kemi zgjidhje tjetër, të paktën për vitet e ardhshme kur do të na duhet të përballemi me këto përpjekje izolimi”, tha ai.









