Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është takuar me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
Netanyahu në një konferencë për shtyp në Jerusalem tha se çdo vend kishte të drejtë të mbrohej përtej kufijve të tij.
Ai nuk ka përjashtuar sulme të mëtejshme ndaj udhëheqësve të Hamasit pas sulmit të javës së kaluar në Katar.
Në përgjigje të një pyetjeje të BBC-së nëse sulmi kishte dëmtuar marrëdhëniet e SHBA-së në rajon, Rubio tha se Uashingtoni mbante “marrëdhënie të forta me aleatët tanë të Gjirit”.








