-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ristrukturimi i Kuvendit, Peleshi fton grupet parlamentare për ndryshimet e reja

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar formimin e organeve të reja të parlamentit, përfshirë Byronë e Kuvendit delegacionet dhe Këshillin për Mandatet dhe Rregulloren.

Peleshi prezantoi një draft për ndryshimin e Rregullores, që do të hapë rrugë për ristrukturimin e komisioneve parlamentare sipas propozimit të kryeministrit Edi Rama.

Plani i mazhorancës parashikon që të martën të ngritet Këshilli i Mandateve dhe të miratohet rregullorja e re, së bashku me përbërjen e re të komisioneve.

Partia Socialiste do të drejtojë 7 komisione, ndërsa opozita vetëm 4, duke u përjashtuar nga Komisioni për Integrimin Evropian.

Ndryshimet do të kalojnë me shumicë të thjeshtë, pasi mazhoranca ka votat e nevojshme.

Pas riorganizimit, Kuvendi do të zhvillojë një debat dy-ditor për programin e qeverisë dhe kabinetin e ri “Rama 4”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit