-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spahiu në “5 Pyetjet”: Nëse Parlamenti do të ketë 101 deputetë do të eleminohet çdo parti e re politike

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për Parlamentin e ri, qeverinë dhe opozitën e vjetër. Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar nëpërmjet Skype u shpreh se strategjia e kryeministrit Edi rama është e planifikuar. Spahiu tha se nëse Parlamenti do të ketë 101 deputetë atëherë Partia Socialsite do të eleminonte partitë e reja politike.

“Është strategji e mirë menduar e kryeministrit që nga dita që pa rezultatin e 11 maj. Edi Rama ka planifikuar këtë fitore të thelë me një mazhorancë me 88 deputetë që përpiqet të bëjë ndryshiume.

Strategjia e tij është që mund të ketë pasoja ligjore e kushtetuese. Strategjia personale e Ramës që duke futur një numër të kufizuar me 101 deputet për të fituar epërsi siç ndodhi me komnunat që i shndërroi në bashki dhe duket qartasi që PS fitoi epërsi. Nëse do të ketë 101 deputetë Parlamenti do të ketë fitore më të thellë dhe do të eleminohet çdo parti politike.

Mendoj që nëse ndryshimet kushtetuese do të realizojnë përbërjen e një Parlamenti me 101 mandate do të jetë e pamundur futja e partive të reja politike.”, u shpreh Spahiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit