-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Tabaku: Nuk është në ambiciet e mia

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka përjashtuar mundësinë që të jetë kandidate për kryetare të bashkisë së Tiranës.

Tabaku deklaroi në një intervistë se Bashkia e Tiranës nuk është në ambiciet e saj. Ajo tha se do të fokusohet 100% në punën në Parlament, pas betejës të fituar në listën e hapur.

“Unë nuk jam për garën e Bashkisë së Tiranës, duke qenë se kam fituar një garë tjetër që do t’i dedikohem në maksimum 100%. Dhe kjo përgjigje ka qenë edhe më parë, para disa vitesh kur u bënë zgjedhjet lokale, kur mu bë e njëjta pyetje thash të njëjtën gjë, që Bashkia e Tiranës nuk është në ambiciet e mia. Kam qenë zëvendëskryetare e Bashkisë së Tiranës, e njoh shumë mirë, mund ta bëj shumë mirë, por puna ime dhe fokusi im janë në parlament.

E dua shumë Tiranën, jo si qytet ku jam lindur e rritur, apo si vajzë e këtij qyteti. Ajo që ngjiti në Tiranë ishte, kur më thonin ‘gocë tironë’. Kur mora betejën për deputete, e bëra për betejën në parlament dhe gjerat s’i lë në mes. Do bëj maksimumin për të përfaqësuar PD dhe ata që më votuan. Bashkia ka nevojë për ndryshimin e sistemit se si funksionon. Dhe kjo nuk bëhet me ndërrim kryetarësh. Po duhet ndryshuar mënyra se si funksionon, koka, struktura… nuk zgjidhet duke hequr X apoY nga e majta. Është kaq arrogante mënyra se si po e bëjnë, duke e mbajtur Bashkinë e Tiranës për 4 muaj. Ndoshta është limon i shtrydhur dhe s’kanë më kë të marrin e të gjenerojnë për ta vënë në Bashkinë e Tiranës. Këtë mënyrë të sjelluri duhet të ndryshojmë”, tha Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit