-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj nis vizitën zyrtare në Hungari: Fokus në integrimin në BE dhe bashkëpunim të thelluar

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka filluar një vizitë zyrtare në Hungari, ku u prit nga homologu i tij Tamás Sulyok.

Takimi u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve bilaterale, avancimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe diskutimin e çështjeve të sigurisë.

Gjatë vizitës, Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Ai shprehu mirënjohje për angazhimin e palëkundur të shtetit hungarez, duke theksuar se Shqipëria është e vendosur të vazhdojë progresin në përmbushjen e kushteve për anëtarësim.

“Roli i Hungarisë është i rëndësishëm për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Ne jemi mirënjohës për mbështetje të fuqishme dhe të pakushtëzuar,” theksoi Begaj.

Në kuadër të takimit, presidentët diskutuam gjithashtu mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si drejtësia dhe investimet, dhe ranë dakord për intensifikimin e dialogut dypalësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit