-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E akuzuara serbe për spiunazh në Kosovë mohon fajësinë

Kryesoret

E akuzuara serbe për spiunazh, Jellena Gjukanoviq, deklaroi para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë se nuk e pranon fajin që i ngarkohet.

Gjykimi ndaj saj nisi më 16 shtator, ndërsa seanca fillestare zgjati më pak se një orë.

Mbrojtja e Gjukanoviqit kërkoi 30 ditë afat për mbledhjen e provave shtesë.

Trupi gjykues tha se do ta shqyrtojë këtë kërkesë në ditët në vijim dhe se palët do të njoftohen përmes postës elektronike.

Mbrojtja kërkoi, gjithashtu, që masa e paraburgimit të zëvendësohet me arrest shtëpiak, por kjo u kundërshtua nga prokurori Bekim Kodraliu.

Gjukanoviq, punonjëse e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), u arrestua më 28 shkurt në pikën kufitare të Jarinjës, në veri të Kosovës, dhe prej asaj kohe ndodhet në paraburgim.

Gjatë leximit të aktakuzës, Kodraliu tha se Gjukanoviq, me informacionet e transmetuara tek Agjencia serbe e Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA), ka vënë në rrezik rendin kushtetues dhe sigurinë institucionale të Kosovës.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe, në rast të konfirmimit të fajësisë, dënohet me minimum pesë vjet burg./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit