Kosova ka vendosur një masë të përkohshme ndalimi për importin e deleve dhe dhive nga Shqipëria, pas konfirmimit të rasteve të sëmundjes PPR (Peste des Petits Ruminants) në Qarkun e Dibrës.
Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kërkojnë nga autoritetet vendore në zonat kufitare të rrisin vigjilencën dhe të zbatojnë masa të forta për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Fermerët janë udhëzuar të mbikëqyrin me kujdes tufat e tyre dhe të shmangin çdo kontakt me bagëtitë nga Shqipëria.
Gjithashtu, komunat përgjegjëse janë të ftuara të kontrollojnë lëvizjen e bagëtive të imta në kullosat afër kufirit. Ky vendim është një masë parandalimi për të mbrojtur industrinë e bujqësisë dhe shëndetin e kafshëve në Kosovë.
/5pyetjet.al









