-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Vodhën xhiron ditore në një karburant, arrestohen dy të rinjtë

Kryesoret

Policia ka arrestuar dy persona pasi me datë 15 shtator kanë vjedhur me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant në Librazhd.

Denis Isallari 23 vjeç dhe Denajd Sterkaj 19 vjeç kanë qarkulluar me një makinë me targa të mbuluara dhe kanë shkuar në karburantin në hyrje të Librazhdit.

Ata të maskuar dhe me një armë zjarri pistoelet kanë kanosur punonjësin e karburantit, i kanë marrë xhiron ditore dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Më pas ata kanë hedhur në shkurret e fshatit Mirakë sendin që kanë përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekluestruan lekët lekët e vjedhura, celularët dhe automjetin e dy të arrestuve.

Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit