Komisionerja për Zgjerimin në BE Marta Kos vlerësoi progresin e Shqipërisë në hapjen e grupkapitujve, duke theksuar se kjo ka ardhur si rezultat i reformave të intensifikuara gjatë këtij viti.
Ajo e quajti shpejtësinë e procesit mbresëlënëse dhe shtoi se vetëm një grupkapitull mbetet për t’u hapur, me shpresën se kjo do të ndodhë brenda vitit.
“Ky rezultat është rrjedhojë i punës së madhe të autoriteteve të shqiptar që kanë çuar përpara reformat sidomos gjatë këtij viti pavarësisht zgjedhjeve që janë realizuar. Vendi juaj po tregon që mund të bëhet. Shqipëria po tregon që ndryshimi pozitiv është i mundur dhe Be e shpërblen këtë ndryshim”.
“Sot jemi një hap më parën për të arritur këtë objektiv”, tha ajo.