Në seancën e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), tensionet kanë arritur kulmin.
Njëri prej të pandehurve, Petrit Qoli, shpërtheu në akuza të ashpra kundër prokurorit të çështjes, Behar Dibra, duke e akuzuar për padrejtësi dhe shkatërrim të jetës së tij.
“Po kryeni genocid individual nga padrejtësia e drejtësisë. Unë kam vetëm një siklet, infarktin. Po na shkatërroni. Jam duke vdekur nga turpi moj motër e nderuar, nuk mundet se na plasët. O prokuror po ma vrisni për së gjalli. Kam familje jashtë, kam biznese, po më shkatërroni. Kam dy vite në burg për shkak të Dumanit. Më falni për tonin, por po na vdisni. O prokuror mos i jep karkaleca këtij (Nuredin Dumanit) se ky maksimumi makarona han.”









