Në Bruksel kryeministri Edi Rama dhe ekipi negociator hapën katër grupkapituj të rinj për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Grupi i katërt përfshin tema kyçe si energjia e pastër dhe mbrojtja e mjedisit.
Rama ka shprehur se ky është një tjetër hap përpara në rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian, duke uruar ekipin negociator dhe shqiptarët:
“Urime ekipit negociator dhe të gjithë shqiptarëve!
Ndërkohë komisionerja e zgjerimit Marta Kos, ka deklaruar se të gjithë grupkapitujt priten të jhapen deri në fund të vitit siç edhe është plani.
“I dashur Edi ky është muri i zgjerimit. Shqipëria ka ecur shumë shpejt, kur erdha në dhjetor ishte e gjitha e kuqe. Qëkur sapo kemi kapur një grupkapitull, do heq të kuqen dhe do të vendosni të verdhën.
Do t’i hapim të gjitha deri në fund të vitit siç e kishim planifikuar. E mbështes planin tuaj për të mbyllur negociatat në 2027 dhe për t’ju pasur në BE sa më shpejt të jetë e mundur.
Mbresëlënës përkushtimi juaj dhe i ekipit shqiptar që po ecën mirë.
Urime edhe një herë është një nder”, tha ajo.









