Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me stidentët në Kolegjin e Evropës në Bruzh. Rama gjatë fjalës së tij kritikoi me ironi politikanin britanik Nigel Farage.
Ai u ndal dhe te akuzat nga Britania e Madhe sa i përket shqiptarëve hajdutë që ndodhen atje, duke iu përgjigjur: Kështu bëhesh kur del nga BE, flet gjepura”.
“Evropa, dje Bashkimi Europian, janë dy fjalë të lidhura me një, që është paqja, dhe paqja ka qenë arsyeja e lindjes së tij. Ditët e fundit, komisionerja Marta Kos po përmend kudo barometrin e BE-së për nivelin se sa vendet e Ballkanit mbështesin BE-në dhe zgjerimin. Në fakt, për habinë e gjithkujt, mbështetja e BE-së është 92%. Megjithatë, i thashë që kështu ka qenë dhe për Perandorinë Osmane. Ne u rrimë besnikë perandorive, por dhe miqve. Ju them: sigurohuni të keni një mik shqiptar. Mund të mos keni kurrë nevojë për të, por nëse një ditë do të keni nevojë, shqiptari do të jetë i pari që do të vrapojë drejt jush. Federica e di këtë, prandaj kërkon pasaportë shqiptare.
Këta njerëz më së fundi po përhapin fjalën se vendi ynë është një vend i zymtë, pa diell, kriminal, ku shansi më i mirë është të të vjedhin dhe më i keqi është të të përdhunojnë. Shqipëria nuk është asgjë nga këto. Ata që vijnë nga mbarë Europa e kuptojnë realisht se Shqipëria është vendi me vjedhjen më të ulët të shtëpive në Europë. Anglia thotë ‘po’, sepse shqiptarët kanë ardhur tek ne. Kështu bën kur largohesh nga BE: flet shumë gjepura. Merr pak kamomil para se ta dëgjosh, që mos të zërë depresioni. Nëse nuk jeni një prej atyre që keni ardhur, atëherë ejani. Është një vend që ia vlen ta vizitosh. Një vend ku ende s’kam takuar ndonjë që ka ardhur dhe nuk ka dashur të kthehet. Një prej tyre ishte dhe ambasadori danez, që bëri kërkesë të vinte në Shqipëri përmes BE-së, ndërsa ishte emëruar në Pekin. Dhe më erdhi mjaft habi që donte të vinte në Shqipëri dhe të linte Kinën. I shkrova: Nëse ke qenë ndonjëherë në Shqipëri, atëherë edhe Kina të duket shaka.”, tha Rama.