Zëvendëskryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel në platformën X ka postuar pamje nga takimi me kryeministrin Edi Rama.
Bettel shprehet se ishte kënaqësi që mori pjesë në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE. Ai thekson mbështetjen e plotë të Luksemburgut drejt integrimit të Shqipërisë për në BE.
“Në kuadër të GAC, mora pjesë në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe pata kënaqësinë të takoja mikun tim Edi Rama. Përgëzova progresin e Shqipërisë në anëtarësimin e saj në BE dhe përsërita mbështetjen e plotë të Luksemburgut për perspektivën evropiane të Shqipërisë”, shkruan Bettel.
On the sidelines of the GAC, I attended the Albania-EU Intergovernmental Conference and was glad to meet my friend Edi Rama. I commended Albania’s progress in its EU accession and reiterated Luxembourg’s full support for Albania’s European perspective. pic.twitter.com/1mokOcYw44
— Xavier Bettel (@Xavier_Bettel) September 16, 2025









