Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka thanë se Albin Kurtit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do i bien maskat në veri. Abazi u shpreh se Kurti ka dashur të manipulojë, por sipas tij do të rikthehet normaliteti në veri të Kosovës.
“Kurti më 12 tetor, do i bien të gjitha maskat në veri. Kosova duhet të funksionojë si shoqëri demokratike. Kryetarët serbë do të kthehen në komunat në veri. Populli shqiptar do të kuptojë që gjithë ky manipulim i Kurtit në veri ka ndodhur për të shtrirë dhe manipuluar pjesën e jugut. Nuk ka ndodhur për veriun. Realiteti në veri do të kthehet në momentin kur kryetarët serbë, më 12 tetor do marrin pushtet atje. Marrëveshjet që kanë me BE, do vendosen edhe për me komandantët e policisë dhe do i kthehen strukturave. Ky është funksionimi i Kosovës. Përveçse Kurti mendon se mund ta mbajë me njësi speciale veriun. Nuk ka shtet në botë që mund ta mbajë demokracinë me njësi speciale.”, tha Abazi në ABC News.