Një aksident me 5 automjete ka ndodhur në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova” rreth 4 km pas kufirit me Shqipërinë.
Përplasja filloi midis një makine dhe një kamioni Iveco, duke përfshirë më pas edhe automjetet e tjera.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Si shkak dyshohet shpejtësia e lartë dhe pakujdesia në drejtim.








