Reperja e njohur amerikane Cardi B ka zbuluar se është shtatzënë për herë të katërt.
Lajmin e dha në një intervistë për “CBS Mornings”, ku bëri të ditur se babai i fëmijës është ylli i NFL, Stefon Diggs.
Kjo shënon një kapitull të ri në jetën e artistes, pas ndarjes nga ish-partneri i saj, reperi Offset.
Ajo u shpreh se ndihet e lumtur dhe e motivuar ndërsa përgatitet për publikimin e albumit të ri dhe turneun “Little Miss Drama” që nis në shkurt.