Në Kosovë me 12 tetor do të zhvillohen zgjedhjet lokale. Më 13 shtator ka nsiur zyrtarisht fushata zgjedhore dhe gjatë kësaj periudhe, subjektet politike dhe kandidatët po zhvillojnë takime me qytetarët.
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë nisur të paraqiten ankesat e para nga subjektet politike.
Deri tani në PZAP janë dorëzuar ankesa nga Lëvizja Vetëvendosje ndaj Partisë Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe.
Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesë ndaj kandidatit të Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci.
Ndërsa Lista Serbe ka bërë ankesë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.