Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit të ri që gazetarët nuk do të lejohen më në sallën dhe në oborrin e Kuvendit gjatë seancave plenare. Zhupa shprehet se sipas saj kjo plan po gatuhet në zyrta e Kuvendit.
Ajo thekson se gazetarët kanë të drejtë të pyesin deputetët dhe të regjistrojnë seancën parlamentare. Zhupa nënvizon që do të bëjnë çdo gjë, pasi liria e medias është në prioritetet e Bashkimit Europian dhe pjesë e clusterit të parë.
“Pas porosisë së Ramës “kujdes nga gazetarët” vjen plani për mos lejuar gazetarët në sallën dhe në oborrin ku zhvillohen seancat plenare.
Një kufizim i lirisë së medias, një monopolizim me rregji i ngjarjeve brenda kuvendit nën kontrollin e mazhorancës është i dëmshëm për demokracinë.
Ky plan që po gatuhet në zyrat e kuvendit minon edhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar mbi aktivitetin e deputetëve që ata kanë votuar.
Gazetarët kanë gjithë të drejtën të pyesin deputetët dhe të rregjistrojnë në mënyrë të pavarur aktivitetin e seancës publike parlamentare. Në republikën e censurës të Ramës, çdo hapësirë lirie për gazetarët dhe për deputetët duhet shuar!
Cdo mase e tillë këtyre të drejtave është represive dhe e prapanueshme. Dhe ne do bëjmë gjithcka për mos e lejuar, kur liria e medias është në prioritetet e Bashkimit Europian dhe pjesë e clusterit të parë.”, shprehet Zhupa.