Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton fillimin e procesit të votimit me postë për qytetarët e Kosovës të regjistruar jashtë vendit.
Në total 43,933 votues do të kenë mundësi të votojnë për Kryetarë Komunash dhe Kuvende Komunale gjatë periudhës 17 shtator – 11 tetor 2025.
KQZ-ja ka dërguar pakot me fletëvotime që përfshijnë udhëzime dhe zarfe të veçanta për fshehtësinë e votës.
Votuesit duhet t’i kthejnë votat në kutitë postare të përcaktuara nga KQZ, ose, në rast mungese të adresës, të zgjedhin vetë ndonjë kuti postare të autorizuar.
Çdo votë duhet të dërgohet individualisht, ndërsa informacionet e hollësishme janë shpërndarë edhe nëpërmjet email-it për çdo votues të regjistruar.









