Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ka denoncuar një skandal të ri në bashkinë e Tropojës.
Ajo thotë se kryebashkiaku Rexhë Byberi dyshohet se i ka dhënë tenderin kushëririt të tij duke shkelur vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Partia Demokratike denoncon një tjetër skandal në Bashkinë e Tropojës, ku shkeljet ligjore dhe abuzimet me tendera vijojnë të përsëriten, të inkurajuara nga pandërshkueshmëria që u jep titullarëve guxim të veprojnë hapur kundër ligjit dhe në kundërshtim me vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), të cilat kanë efekt detyrues për Autoritetin Kontraktor.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt: ‘Ndërtim i rrugës Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje’, me fond limit 82.9 milionë lekë.
Në këtë garë morën pjesë 11 ofertues, por në mungesë konkurrence, fitues u shpall oferta e vetme e mbetur pas skualifikimeve.Autoriteti Kontraktor, skualifikoi 6 oferta me çmim më të ulët se fituesi, duke favorizuar kompaninë ‘Vllaznimi’ shpk, e denoncuar më herët për lidhje familjare me kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexh Byberi.
Edhe këtë herë, Bashkia ka shpallur fituese një kompani në pronësi të kushëririt të kryetarit Byberi, duke përsëritur skenarin e klientelizmit familjar. Por skandali nuk ndalet këtu.








