Në programin qeverisë Rama4, kërkohet që deri në fund të vitit 2029 të garantohet pensioni mesatar prej rreth 400 euro për kontribuesit e plotë dhe ai minimal 200 euro.
Gjithashtu kërkohet ulja e informalitetit në tregun e punës përmes nxitjes së deklarimit të pagave reale për të rritur bazën e kontributeve.
Pjesë nga programi qeverisës për pensionet:
Të garantojmë pensione dinjitoze dhe financiarisht të qëndrueshme, të përafruara me standardet e BE-së dhe ILO-s, përmes rritjes graduale të përfitimeve, rritjes së bazës kontribuuese, digjitalizimit të plotë të sigurimeve shoqërore dhe mekanizmave të rinj të investimit për skemën e pensioneve.
- c) Punët Tona Përpara
- Të garantohet deri në fund të vitit 2029 pension mesatar prej rreth 400 euro për kontribuesit e plotë dhe pension minimal 200 euro, si pjesë e paketës së mbrojtjes sociale.
- Digjitalizimi i plotë i sistemit të sigurimeve shoqërore (Regjistër elektronik, shërbime online end-to-end), për transparencë dhe gjurmueshmëri.
- Ulja e informalitetit në tregun e punës përmes nxitjes së deklarimit të pagave reale dhe këshillimit sistematik të punëdhënësve/punëmarrësve, për të rritur bazën e kontributeve.
- Përdorim sistematik i bonuseve sipas zhvillimeve ekonomike.
- Pensionet do të mbulojnë rreth 40% të të ardhurave të fituara gjatë viteve të punës, deri në vitin 2030 në përputhje me standardet europiane/ILO.
- Portabilitet ndërkufitar i përfitimeve: përfundimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellë të pensioneve.