-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rubin: Komunikatat e UÇK-së ishin përpjekje për ta bërë më të rëndësishme

Kryesoret

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin po vazhdon dëshminë për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Rubin dëshmon se sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kovës nuk kishte strukturë të organizuar siç e kanë ushtritë. Ai tha se kishte më shumë grupe, klane, por jo strukturë të mirëfilltë ushtarake.

“Me sa pashë unë nuk ka pasur batalione, brigada apo njësi në UÇK, nuk besoj se nuk ka pasur organizim nga pikëpamja ushtarake”, tha Rubin.

Gjithashtu ai mohoi të kishte dijeni se në UÇK kishte polici ushtarake.

“Unë e di që kishin uniforma, disa kishin disa jo. Ne nuk i konsideronim ata si komandantë apo shtab i përgjithshëm”, tha Rubin.

Ndërsa në lidhje me komunikatat e UÇK-së, ai tha se ka lexuar shumë prej tyre, por i dukeshin si përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme sesa ishte.

“Për mua ishin thjesht manipulime”, shtoi ai.

“Kam lexuar shpesh komunikata [të UÇK], por më dukeshin si përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme se ç’ishte. Për mua ishin thjeshtë manipulime”, tha Rubin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit