Seanca gjyqësore për dosjen “Sterilizimi” është shtyrë për në datën 1 tetor. Kjo për shkak të mungesës së avokatëve për arsye shëndetësore.
Prokuroria e Posaçme ka shpallur pretencën për çështjen. Ndërsa ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka kërkuar të gjykohet me procedurë të zakonshme, ndryshe nga të pandehurit e tjerë.