Futbolli serb është goditur nga një humbje e rëndë, pasi ish-kapiteni i Crvena Zvezdës, Dejan Milovanović, ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare.
Ngjarja ndodhi gjatë një ndeshjeje mes veteranëve të klubit në Beograd, ku Milovanović u rrëzua papritur në fushë, teksa po përgatitej të gjuante një këndore.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, ai nuk mundi të shpëtohej, pasi pësoi një infarkt të dyfishtë.
Klubi Crvena Zvezda ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një prej figurave më të dashura të tij, duke e kujtuar si një futbollist të përkushtuar dhe një njeri me vlera të rralla.
Milovanović, që u rrit në akademinë e klubit dhe la gjurmë si lider brenda dhe jashtë fushës, mbeti i lidhur me Zvezdën edhe pas përfundimit të karrierës. Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin sportiv serb.