-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vlorë, Avokatët akuzojnë KLGJ: Mijëra çështje të bllokuara në Apel

Kryesoret

Dhoma Vendore e Avokatisë në Vlorë ka reaguar me tone të ashpra ndaj krizës së thelluar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe atë Administrativ, ku mijëra çështje gjenden prej vitesh në ngërç.

Në një deklaratë publike, avokatët e Vlorës e cilësojnë situatën si një “dështim të hapur institucional”, duke fajësuar drejtpërdrejt Këshillin e Lartë Gjyqësor për mungesën e veprimeve konkrete për zgjidhjen e këtij bllokimi.

Reagim i Dhomës Vendore të Avokatisë Vlorë

Mbi bllokimin e çështjeve në Gjykatat e Apelit dhe përgjegjësinë e KLGJ.

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë shpreh indinjatën e saj të thellë për situatën e paprecedentë të krijuar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, dhe në Gjykatën e Apelit Administrativ, ku mijëra çështje janë të bllokuara dhe qytetarët presin me vite pa asnjë zgjidhje ligjore. Ky është një dështim i hapur institucional, për të cilin përgjegjësia i takon drejtpërdrejt Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Mosfunksionimi normal i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe i Gjykatës së Apelit  Administrativ i shoqëruar me mungesën dramatike të gjyqtarëve dhe ambienteve  në gjykatë (salla gjyqesh), të cilat vijnë nga  mosmarrjen e masave konkrete nga KLGJ, ka sjellë pasoja shkatërruese për aksesin në drejtësi. Familje të tëra, biznese, individë që presin prej vitesh vendime për fatin e tyre juridik, janë viktima të një sistemi të bllokuar nga paaftësia dhe keqmenaxhimi i  Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Dhoma e Avokatisë Vlorë thekson me forcë se:

1. Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe ajo e Apelit Administrativ janë kthyer në simbol të kolapsit të sistemit gjyqësor, ku vonesat nuk janë më përjashtim, por rregull i përditshëm.

2. Këshilli i Lartë Gjyqësor mban përgjegjësi institucionale të plotë, pasi nuk ka ndërmarrë asnjë zgjidhje të prekshme për të garantuar funksionimin minimal të këtyre dy gjykatave.

3. Çdo ditë vonesë në shqyrtimin e çështjeve është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, një dhunim i parimit kushtetues për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe një rënie e besimit të qytetarëve tek drejtësia.

4. Harta gjyqësore e miratuar nga KLGJ, në vend që të sillte riorganizim dhe eficiencë, ka thelluar krizën dhe ka paralizuar më tej sistemin.

Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën thirrje publike KLGJ-së të marrë menjëherë masa emergjente për funksionalizimin e plotë të dy Gjykatave të Apelit, duke shtuar numrin e gjyqtarëve dhe duke garantuar shqyrtimin e shpejtë dhe efektiv të çështjeve të mbetura pezull. Çdo vonesë tjetër është e pajustifikueshme dhe vetëm sa thellon dëmin ndaj qytetarëve dhe vetë rendit juridik.

Nëse KLGJ vijon të qëndrojë pasiv dhe indiferent, atëherë ky institucion do të mbajë mbi vete barrën e përgjegjësisë historike për kolapsin e drejtësisë në Shqipëri.

Dhoma e Avokatisë Vlorë mbetet e palëkundur në detyrimin e saj për të ngritur zërin në mbrojtje të qytetarëve dhe për të denoncuar publikisht çdo dështim institucional që kthen drejtësinë në një premtim bosh.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit