Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen zhvilloi një telefonatë me presidentin amerikan Donald Trump.
Ata kanë diskutuar për forcimin e përpjekjeve të përbashkëta SHBA-BE ndaj Rusisë, përmes rritjes së presionit ekonomik.
Sipas Von der Leyen, Bashkimi Evropian po përgatit paketën e 19-të të sanksioneve, e cila do të fokusojë goditjen në kriptomonedhat, bankat dhe sektorin e energjisë.
“Ekonomia e luftës në Rusi, e mbështetur nga të ardhurat e karburanteve fosile, financon gjakderdhjen në Ukrainë”, shkruan Von der Leyen në rrjetin X.
I had a good call with @POTUS on strengthening our joint efforts to increase economic pressure on Russia through additional measures.
The Commission will soon present its 19th package of sanctions, targeting crypto, banks, and energy.
Russia’s war economy, sustained by revenues…
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 16, 2025








